TIRANË- Emisioni “Të paekspozuarit” në News24 ka sjellë sonte një bisedë të zhvilluar mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Altin Avdylajn (Niçja) një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4” dhe të akuzuar si pjesë e grupit Avdylaj për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Biseda është zhvilluar dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit të fituara nga Partia Socialiste. Në bisedën e përgjuar ku Altin Avdylaj identifikohet si Niçja ndërsa Dako vetëm me numrin e telefonit, kryetari i Bashkisë së Durrësit falënderon Avdylaj dhe i kërkon të takohet.

Biseda e parë është zhvilluar më datë 27 qershor në orën 11:08 të Paraditës ku thirrja bëhet nga numri 069 20 99 300 drejt numrit 069 89 67 765 dhe zgjat 1 minutë e 3 sekonda. Biseda mes Avdylaj dhe Dakos është zbardhur më 23 tetor 2017. Në dokumentin e Prokurorisë së përgjithshme thuhet gjithashtu se personi që përdor telefonin e përgjuar është pikërisht numri 069 20 99 300 që i përket kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Biseda e dytë është bërë mes Altin Avdylajt dhe një personi tjetër që i kërkon t’i thotë Dakos të paguajë një familje që ka votuar për ta në zgjedhje.

BISEDA E PARË
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Dako 1 Pergjime
Dako 1 Pergjime

BISEDA E DYTË
Biseda e dytë është bërë nga numri i telefonit  069 56 39 642 (i paidentifikuar) drejt numrit 0898967765 (Altin Avdylaj) në orën 20:06 të mbrëmjes me kohëzgjatje 31 sekonda një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Jo! Jo! Jo!
Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…

Niçja: …mirë…
6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë !

Vangjush Dako Pergjimi
Vangjush Dako Pergjimi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb