TIRANË – Deputeti Namik Dokle vjen me një ide interesante në këtë pragfestash, në mbrojtje të natyrës dhe shtimit të sipërfaqes së gjelbër.

“Miq të respektuar, – shkruan ai në Fb. – Në vigilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2015, nuk sajova një pemë artificiale, por mbolla një ulli…E pra, ju miqve të respektuar, ju uroj nga zemra të keni jetëgjatësinë e ullirit, gjelbërimin e përjetshëm në shpirtin tuaj dhe paqen që një degë ulliri simbolizon!”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: