TIRANE – Deputeti socialist, Namik Dokle i pyeti prokurorët se e kujt ishte arma automatik, e cila është gjendur në vendin e ngjarjes të incidentit në Laç ku u përfshirë edhe deputeti Armando Prenga. Sipas raportit të parashtruar nga prokurorët në fillim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, një pistoletë dhe një automatik. Në parashtrimin e pyetjes, Dokle tha se prokuroria thotë se, “pistoleta i përket deputetit Armando Prenga; po automatiku, i kujt është?”, – pyeti ai.
Në përgjigjen e tyre prokurorët thanë se kjo është vetëm faza fillestare e hetimit. Një tjetër pyetje për prokurorët erdhi nga deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili kërkoi pohimin nga prokurorët nëse është e vërtetë se janë gjendur gjurmë baruti në duart e dy personave të përfshirë në ngjarjen e 4 shtatorit dhe njëri prej tyre është edhe deputeti Prenga. Prokurori pohoi se, është e vërtetë që njëri prej personave që kishte gjurmë baruti në duar ishte pikërisht Prenga.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: