Këtë të mërkurë mbahet protesta e 60-të para kryeministrisë. Një protestues u shpreh se një nga problemet kryesore mbetet çështja e hipotekave, ku edhe pse shumë njerëzve u premtohet, diçka e tillë nuk jepet.
“I lutem bashkëkombasve, le të më marrin për Partizan ose nuk e di. Ju lutem, kur të ju bjerë rruga, ndaloni këtu. Kanë vila dhe shtëpi, por nuk kanë dokumente.
Këto dokumentat ky zotëria këtu i mban si ata që i kastrojnë njerëzit. Në çdo votim u thotë që do ua jap. Ai u thotë do u jap hipotekën, ka vajtur në infinit dhe nuk e jep. Duhet t’i jepet njerëve, jepjau të zotit. Pse dokumentet mbeten gjithmonë në dosje?
Kam një thirrje emigrantëve, jepeni një dorë, mos e bëni as për të majtën dhe as për të djathtën”, tha ai.
