Departamenti amerikan i Shtetit ka përfshirë në listën e zezë të terroristëve Hamza bin Laden, djalin e ish-udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden, që në gusht të vitit 2015 u bë zyrtarisht anëtar i organizatës së babait të tij.

Gjithashtu Departamenti amerikan tha se Hamza ishte në mesin e personave që u është parandaluar të kryejnë transaksione me persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ushtrimi i çdo aktiviteti i tij në SHBA është i ndaluar. Vitin e kaluar, Hamza Bin Laden kërcënoi se do të hakmerrej ndaj Shteteve të Bashkuara për vdekjen e të atit. Sipas faqeve xhihadiste online, Hamza kishte premtuar se do të vazhdonte luftën globale kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në një fajlim audio prej 21 minutash me titull “Ne të gjithë jemi Osama”.

Hamza, i cili është rreth 25 vjeç, ishte me të atin në Afganistan gjatë sulmeve të 11 shtatorit dhe jetoi me të më pas në Pakistan. Në vitin 2015, lideri i ri i Al Kaedës, Ayman al-Zavahiri, ia prezantoi botës me një fjalim audio djalin e ish-terroristit më të kërkuar të botës Osama Bin Laden.

dokumenti

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: