Laert Vasili rrëfeu te Ola edhe për marrëdhënien që ai ka patur dhe ka me familjarët e tij.

Ai zbuloi se prindërit ishin me detyra të larta në ushtri, ndaj ai deri në moshën 5-vjeçare është rritur nga gjyshja.

Ai kujtoi se si mamanë e tij deri në atë moshë ai njihte gjyshen, e cila quhej Margaritë, dhe tregoi se prej saj kishte marrë ngjyrën e syve.
Vëllezërit korçarë e përshëndetën aktorin dhe gjyshen e tij me një këngë në greqisht, “Të dua se je e bukur”.

Laert Vasili tregoi se ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me motrën e tij, e cila jeton në Nju-Jork. Ajo prej së largu i dërgoi një mesazh të vëllait, ku ndër të tjera tha: “Të dua fort, të kam në zemër faleminderit për çdo gjë që ke bërë për mua për ndihmën dhe suportin për gjithë ngjyrat e bukura që ke krijuar në jetën time”.

Aktori nuk e priste këtë mesazh nga motra dhe u emocionua nga mesazhi i saj, dhe shtoi se ka 3 vjet e gjysmë pa e takuar. Ai tha se marrëdhënia e tyre është pak e veçantë, duke qenë se prindërit një pjesë të mirë të kohës i kanë patur larg për shkak të detyrës që mbanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb