Dolly Parton ka shkruar një këngë të re, që ia kushton krizës së koronavirusit, njoftoi këngëtarja amerikane.

Kënga, e titulluar “When Life Is Good Again”, ka të bëjë me sfidat me të cilat përballen njerëzit gjatë masave të qëndrimit në shtëpi për shkak të koronavirusit, sipas tabloidit “Entertainment Weekly”.

“Jeta do të bëhet përsëri mirë”, deklaroi Parton, duke treguar pak nga kënga e re në Twitter.

Kënga e plotë u ngarkua në llogarinë e këngëtares në “YouTube”.

Artistja, fituese e çmimeve Grammy, e cila u bë e famshme për hitet “Jolene” dhe “9 to 5”, gjatë pandemisë është përfshirë në projekte të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb