Një gjykatës federal ka urdhëruar Donald Trump dhe një nga avokatët e tij që të paguajnë gati një milion dollarë gjobë për paraqitjen e një “padie të parëndësishme” (diçka e krahasueshme me “shpifjen”) duke akuzuar Hillary Clinton, komitetin e partisë kombëtare Demokratike dhe të tjerë, supozuar si armiq të ish-presidentit dhe që kanë organizuar një komplot të gjerë kundër tij.

Padia ishte rrëzuar tashmë në shtator dhe dy muaj më vonë Trump tashmë ishte urdhëruar t’i paguante dhjetëra mijëra dollarë një pale tjetër.

Më pas një grup tjetër njerëzish, përfshirë ish-sekretarin e shtetit dhe ish-kandidatin për president, kishin kërkuar sanksione ndaj manjatit për veprimin e tij ligjor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb