Publicisti Frrok Çupi, që ka shkruar edhe një liibër në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump, deklaroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar botën.

Çupi theksoi se me Donald Trump president, politika i është afruar njeriut dhe nuk ka pasur konflikte serioze në botë.

“Gjurmët e Donald Trump mbeten. Trumpi ka ndryshuar botën. Doktrina e tij është e mëkëmbjes, e zgjidhjes së jo zjarrit me zjarr të konflikteve në botë, ka 4 vjet që nuk ka asnjë konflikt në rruzull, ngjan sikur konfliktet shkojnë majë në majë, por asnjëherë nuk ka përplasje të fuqishme.

Është i pari që thyen elitat e vjetra perëndimore. Nuk i shkon për shtat politikës ideologjike, por për herë të parë politika i afrohet njeriut, interesit. Virusi u shpërnda si bombë ndaj Amerikës. Individi amerikan, sipas Trump, ka nevojë për zhvillim”, deklaroi Çupi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb