Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi është kapur me 1 kilogramë kokainë në makinë.

Mësohet se i arrestuari është 23-vjeçari Kastriot Dardha.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Golf” në një autostradë të vendit dhe u ndalua nga policia krejt rastësisht. Pas kontrolleve të ushtruara në mjet, efektivët gjetën sasinë e kokainës.

Ai është dënuar me 20 muaj burg nga Gjykata e Noriuch.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar bënte një jetesë të qetë në Britani dhe punonte si kamerier për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb