Pas dy barazimeve radhazi, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur 3-1 Aston Villa-n në transfertë, një sukses që erdhi me përmbysje. Tri pikë për Blutë e Londrës që arrijnë Liverpool në vendin e dytë, por Të Kuqtë kanë një ndeshje më pak.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të nga një autogol të James. Vendasit e shohin në avantazh, por ulin ritmin, ndërkohë që miqtë shfaqen protagonistë dhe gjashtë minuta më pas Jorginho tregohet i saktë nga pika e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën janë sërish blutë që dominojnë, për të ardhur në minutën e 56-të kur Romelu Lukaku shënon golin e avantazhit për Chelsea. Sulmuesi belg rikthehet pas 2 muajsh te goli në Premier League, i katërti për të në këtë sezon.

Aston Villa nuk u dorëzua deri në fund, por kur prisnin që atë të shënon golin e barazimit, është sërish Chelsea që ndëshkon. Përsëri një penallti për blutë, e rikthyer në gol nga Jorginho në minutën e 93-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb