Kremlini ka dhënë përgjigjen e tij ndaj lajmit se Boris Johnson do të japë dorëheqjen si kreu i partisë Konservatore të Britanisë, por se do të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Në konferencën e tij të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se raportimet se Johnson do të jepte së shpejti dorëheqjen, nuk përbënin aspak shqetësim për Moskën.

“Ne dëshirojmë të shpresojmë që një ditë në Britaninë e Madhe të vijnë në pushtet në pushtet njerëz më profesionistë, që mund të marrin vendime përmes dialogut. Por për momentin ka pak shpresë për këtë.

Johnson me të vërtetë nuk na pëlqen dhe ndjenja ishte e ndërsjellë”, u shpreh Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb