Tashmë protesta e 105 ka nisur, edhe me pjesëmarrjen e diasporës.

Protestuesit janë nisur nga qendra e Tiranës, për të mbërritur përpara Kryeministrisë.

Ata bënë thirrje në kor gjatë marshimit si “Edi Rama ka mbaru”, “Dorëheqje”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë narko-shteti” etj.

Në këtë protestë në ditën e 105 merr pjesë edhe diaspora, duke e bërë tubimin edhe më masiv.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtar, duke bërë thirrje për arrestimin e Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Akuzojnë qeverinë se mbron krimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: