Teksa qytetarët kanë nisur të marshojnë nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, nuk kanë munguar parrudhat pikante që vijnë kundër qeverisë.

Mes thirrjeve për dorëheqje, qytetarët ftojnë Ramën në dialog, por me kusht që të marrë dhe Berishën me vete.

Ditën e djeshme u mbajt tubimi i tretë, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qytetarë që për tre orë me radhë, nga ora 18:00 në orën 21:00 lëshuan thirrje kundër qeverisë si dhe shpalosën një sërë kërkesash. Parrullat ishin të drejtuara kundër të dy anëve të politikës, ku nuk munguan thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb