Pak ditë më parë mediat spanjolle shkruanin se Florentino Perez kishte zgjedhur Erlind Haaland për majën e sulmit, madje kishte në dispozicion edhe shumë e duhur për të bindur B.Dortmund. Këto zëra përforcohen edhe më shumë nga “Mundo Deportivo”, sipas të përditshmes spanjolle: Haaland ka njoftuar drejtuesit e klubit verdhezi se në fund të sezonit do të largohet. Sulmuesi norvegjez, të cilin Dortmund e vlerëson me 150-180 milion euro, ka zgjedhur Real Madrid për të vijuar karrierën e tij. Mbi sulmuesin interesohej prej kohësh edhe Barcelona por më sa duket drejtuesit e klubit blaugrana kanë mësuar këtë zgjedhje të Haaland, për këtë arsye kanë ndryshuar objektiv, më saktë i janë rikthyer një njohje të vjetër.

Martinez
Martinez

Pas një periudhë ku bën gjithçka për të bindur Lautaro Martinez, por nuk kishin në dispozicion paratë e nevojshme, këtë verë Barcelona do të tentojë sërish të josh sulmuesin e Inter. Nuk është një sekret që Martinez pëlqehet shumë në “Camp Nou”, nuk është një sekret që edhe vetë sulmuesi nuk është kundër një transferimi të tillë por në çdo rast Barcelona duhet të bind më parë Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb