Edhe UEFA dorëzohet përballë teknologjisë në futboll dhe pas rezistencës së gjatë vendos të aplikojë sistemin VAR në të gjitha kompeticionet e saj, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Megjithë kundërshtimeve të shumta, ku një rol kryesor kishte vetë presidenti Aleksandër Ceferin, Komiteti Ekzekutiv i qeverisë europiane të futbollit ka aprovuar moviolën në fushë në edicionin 2019/2020 të Ligës së Kampionëve.

Sistemi VAR në Champions do të aplikohet që në ndeshjet e play-off në Champions dhe më pas gjatë gjithë ndeshjeve të tjera.

Po ashtu, UEFA vendosi që kjo teknologji do të përdoret për herë të parë në një kampionat Europian, ai që do të zhvillohet në vitin 2020.

Për të pranuar moviolën në fushë, qeveria europiane e futbollit kishte edhe presionin e klubeve të mëdhenj.

Sipas tyre, kjo teknologji do të evitonte gabimet e shumta arbitrare të regjistruara vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb