Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është rikthyer sërish mbylljes së hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Dibrës duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë apo ish-zyrtarë lokalë.

Bardhi nxjerr 7 emrat sipas të cilit duhet të përballen me ligjin për krimin e shitblerjes së votave në 2016 në Dibër, duke nisur nga Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Imer Lala, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun, por edhe të tjerë.

Ai gjithashtu merr shembullin e Robert Agës, ish-shefit të komisariatit Dibër që është marrë i pandehur duke shtruar pyetjes se për kë i vodhi zgjedhjet në 2016.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet për dosjen 184 duke akuzuar vetëm 4 persona, përveç Robert Agës, edhe Drini Gjeci ish Drejtor i Arsimit në Dibër, dhe dy administratorët e njësive Tomin e Lurë, Nuri Meda dhe Hasan Hoti.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer.
Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb