GJKKO ka marrë vendimin për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës, e cila përfshihet në dosjen 339.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se mes të dënuarve janë dhe motra a vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Mimoza Ndoka dënohet me 1.4 vite, por me kusht.

Nga ana tjetër Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës dënohet përfundimisht me 6.8 vite burg. Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka.

Në total GJKKO ka dhënë mbi 3.2 vite burg, por që disa prej tyre janë dënuar me kusht. Dënimin më të rëndë e ka marrë pikërisht Xhevi Ndoka.

Në tetor të 2018, gjatë operacioni ”Vol-Vo 4”, dhjetëra persona u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Lezhë, teksa mes tyre ishin dhe dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Çuko të cilët u liruan më vonë.

DËNIMET NGA GJKKO

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb