Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me dënimin e 11 personave si pjesë e dosjes 339, që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja thekson se kjo ishte një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërsa shton se ky ishte një shembull i bashkëpunimit të zbatuesve të ligjit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

MESAZHI I YURI KIM
Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion euro. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA dhe Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb