TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos-kompetencë lidhur me dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan.

Dosja ndaj ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, ka kaluar tek Gjykata e Tiranës.

Ndaj këtij të fundit ka rënë akuza e korrupsionit, ndërkohë që tashmë akuzohet vetëm për shpërdorim detyre.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb