Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën, ku ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për avokatin Redovan Çela.
dënim që nëse përkon me vendimin e gjykatës, do të konvertohet në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Çela akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Ai ddyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb