Ajo sfidës kundër Andorra i ka kushtuar më shumë se sa pritej Marash Kumbullës. Qendërmbrojtësi kuqezi u largua përpara sfidës kundër Anglisë pasi kishte një shqetësim në gjurin e djathtë. Në fillim mendohej se nuk ishte një dëmtim i rëndë por rezonanca magnetike vërtetoi të kundërtën, bëhet fjalë për një dëmtim të meniskut të jashtëm. Mjekët në “Villa Stuart” këshillojnë një terapi intensive por në çdo rast edhe ndërhyrja kirurgjikale nuk përjashtohet.

Kumbulla
Kumbulla

Stafi drejtues i Romës kërkon të shmang me çdo kusht ndërhyrjen pasi në këtë mënyrë Kumbulla do të mbyllte përfundimisht sezonin. Verdhekuqtë shpresojnë që mbrojtësi kuqezi të jetë në dispozicion në maj për ti dhënë një dorë në spritin final të sezonit. Roma është në një moment kritik sa i përket repartit difensiv për këtë arsye do të bëjnë gjithçka që Kumbulla të mos i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Transferimi i tij në kryeqytetin italian nuk ka shkruar sipas parashikimeve, fillimisht përshtatja, më pas u prek nga COVID-19 por dhe dëmtimet nuk i kanë dhënë mundësi të shprehet si duhet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: