Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes të së enjtes, gola, spektakël dhe shumë emocione prodhuan përballjet në Eindhoven dhe në kryeqytetin çek të Pragës.
Shakhtar Donetsk e nis aventurën në Champions League me një barazim 1-1 ndaj PSV-së në Eindhoven. Skuadra ukrainase kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me Gleiker Mendoza, i cili realizoi me një goditje të ulët pas një aksioni individual. PSV-ja reagoi menjëherë pas pushimit dhe gjeti barazimin me Sergiño Dest, që goditi saktë në cepin e poshtëm të portës. Një pikë për secilën skuadër në një sfidë ku vendasit nuk arritën të marrin fitoren e shumëkërkuar në ndeshjen hapëse.
Drama e madhe u regjistrua në Pragë, ku Lens përmbysi Slavia-n dhe fitoi 3-2. Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Mikuláš Konečný, por pavarësisht inferioritetit numerik kaluan dy herë në avantazh me Danijel Sturm.
Slavia ishte shumë pranë fitores, por Lens reagoi në minutat e fundit. Abdallah Sima barazoi, ndërsa në shtesë Florian Thauvin dhe Ruben Aguilar shënuan dy gola brenda pak minutash, duke i dhënë Lensit një përmbysje spektakolare dhe tri pikë të çmuara në startin e Champions League.
