Huawei prezantoi aplikacionet e reja teknologjike që do t’i vijnë në ndihmë klientëve dhe partnerëve të industrisë për të përballuar sfidat me të cilat do të haset ekonomia globale së shpejti. Këto aplikacione ju bënë të ditura publikut gjatë eventit të mbajtur nga Huawei, Eco-Connect Europe 2021 me temë “Dixhitalizim dhe Ekologji, Kalimi në Vlerë”. Ky event u mbajt online dhe offline në 5 vende në datat 28 dhe 29 tetor.

Drejtori i Bordit Ekzekutiv të Huawei dhe Kryetari i Bordit Menaxhues për Infrastrukturën e TIK-ut, David Wang prezantoi raportin “Bota Inteligjente 2030” dhe rëndësinë që ai ka për Evropën. Huawei do të jetë partneri kryesor që do të ndihmojë Evropën për të ndërtuar një infrastrukturë solide dixhitale. Ai pohoi : “Suksesi i Evropës do të jetë i pandashëm nga novacioni i pandërprerë në infrastrukturën dixhitale.”

Fushat, në të cilat novacioni i Huawei-t do të krijoje vlerë për Evropën  janë: hardueri, shërbimet cloud, AI, fuqia dixhitale dhe ekosistemet e softuerit.

Hec 2021

Folës në këtë event ishin edhe zv. drejtori i Rrjetit të Huawei-t për Evropën Perëndimore, Christophe Batiard dhe drejtori i IT-së i shitjeve të zgjidhjeve të Huawei-t në Gjermani, Sascha Oehl. Ata prezantuan disa nga zgjidhjet kryesore të Huawei për tregun evropian. Zgjidhja e rrjetit IP, OTN hibrid OptiXtrans, sensori optik OptiXsense, ruajtja rezervë e OceanProtect All-Flash dhe ruajtja e shpërndarë OceanStor Pacific ishin disa prej tyre.

Zv. presidenti i Huawei për Shërbimet e Ndërmarrjeve WEU Demetri Rico prezantoi planet e Huawei për të bashkëpunuar me partnerët në krijimin e një ekosistemi të shëndetshëm. Në fjalën e tij ai u shpreh : “Në të ardhmen, Huawei do të punojë me klientët dhe partnerët për të kryer risi të përbashkëta rreth dixhitalizimit të industrisë. Nëpërmjet testeve në terren dhe verifikimit në OpenLabs, Huawei do të eksplorojë transformimin dixhital të industrive të ndryshme dhe do të sjellë disa zgjidhje në fushën e industrisë për të ndihmuar më shumë ndërmarrje evropiane të gëzojnë komoditetin e dixhitalizimit”.

Huawei Eco-Connect Europe 2021 është një ngjarje e përvitshme  e organizuar nga Huawei për industrinë evropiane të TIK-ut dhe mbledh së bashku liderë e ekspertë për të diskutuar se si mund të krijojnë vlera të përbashkëta së bashku drejt një Evrope më dixhitale dhe të gjelbër.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://e.huawei.com/topic/hce/en/index.html

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: