Lecce arriti të mbijetonte në Serie A sezonin e fundit dhe tashmë kërkon të ndërtojë një ekip akoma më kompetitiv, për të mos rrezikuar ashtu si në sezonin e fundit. Drejtuesit e klubit kanë pikasur edhe dy futbollistë shqiptarë.

Pas Ylber Ramadanit, Lecce kërkon edhe shërbimet e Thomas Strakoshës. Do të ishte një goditje nga klubi, duke marrë parasysh eksperiencën e Strakoshës në futbollin italian me më shumë se 200 ndeshje në Serie A me fanellën e Lazios.

Gardiani shqiptar shkoi te Brentford në Angli me parametra zero, ku firmosi një kontratë me rreth 2 milionë euro në sezon, por në Londër, portieri pothuajse nuk u pa në fushë dhe në janar kërkonte largimin nga ishulli britanik.

Lecce mund të jetë vitrina e duhur për të rikthyer Strakoshën në Itali dhe kjo do ishte gjithashtu e dobishme për Brentford, i cili duhet të gjejë një blerës për të shitur 28-vjeçarin që ka edhe dy vite të plota kontratë. Por për Lecce-n paga e portierit shqiptar është problem. Kështu që opsioni më i mundshëm është huazimi dhe klubi anglez të paguante një pjesë të pagës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb