Portieri i Tottenham dhe Francës, Hugo Lloris, e ka pranuar në gjykatë se ishte në gjendje të dehur kur po drejtonte makinën në orët e para të mëngjesit të 24 gushtit, teksa u ndalua nga një kontroll rutinë i policisë.

Si rrjedhojë 34-vjeçari ka marrë një dënim shembullor nga Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit. Portieri ka marrë një gjobë prej 50 mijë paundësh, ekuivalentet e dy javëve pagë te Tottenham, si dhe gjithashtu i është hequr patenta për 20 muajt në vazhdim.

Para se të jepej vendimi gjykata dëgjoi edhe policët të cilat deklaruan që Lloris fillimisht po ecte në mënyrë të gabuar. Më pas parkoi vertikalisht me makinat e tjera dhe në fund nuk kishte qenë në gjendje as të dilte nga automjeti i tij.

Ndër të tjera policët shtuan se Lloris kishte pasur edhe të vjella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb