Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb”, se drejtuesi i mjetit luksoz, tip “Benz G Class”, i identifikuar si 39-vjeçari Ilir Sulejmani ka kaluar semaforin me të kuqe dhe ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre tre muajshe.

Për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa gruaja dhe burri kanë marrë dëme më të shumta.

Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vlen të përmendet, se pas aksidentit, drejtuesi është arratisur midis blloqeve të pallateve në zonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb