Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë fëmijët, duke e cilësuar këtë ditë si një kujtesë për të rriturit mbi pastërtinë dhe bukurinë e botës përmes syve të tyre.

Ai siguroi se punonjësit e policisë do të vazhdojnë të jenë pranë fëmijëve si një mbështetje dhe “mik i besuar”, duke i ftuar ata të kërkojnë ndihmë apo këshillë pa hezitim kur kanë nevojë.

Në kuadër të festës, një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “1 Maji” u pritën gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku u zhvillua një takim i ngrohtë. Fëmijët u uruan për festën dhe morën dhurata të përgatitura posaçërisht për këtë ditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb