Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani ka folur për mediat para derbit me Partizanit, që do luhet pas pak minutash.

“Derbi nga stoli – Ndryshon, sepse kur luan jep vetëm maksimumin si sportist. Tani duhet të punosh në të gjitha aspektet me këtë rol. Ne vijmë nga fitorja, në derbi nuk vlen si vjen. Edhe një muaj të rrish pa luajtur, derbi të motivon.

Sa ka ndryshuar Tirana në një dekadë, Osmani si futbollit dhe drejtues – Ka ndryshuar shumë, ka pasur lojtarë të tjerë që të karrikonin që në stërvitje. Edhe sot ka lojtarë të mirë, tani jemi si një familje e vërtetë. Nuk ka te Tirana fajtorë për pësim golash, jemi bashkë.

Të gjithë janë të rëndësishëm, edhe lojtarët e stoli. Devi Muka do na bënte punë ta kishim në fushë”, tha Osmani.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: