Maya Jama dhe Stormzy mesa duket janë sërish bashkë. Reperi dhe prezantuesja e njohur, të cilët më parë kishin katër vite lidhje, ndodheshin me pushime në Greqi.

Ish-çifti, të cilët ishin bashkë prej katër vitesh derisa u ndanë në vitin 2019, këtë fundjavë kanë qenë me pushime në Greqi, konkretisht në Hidra.

Fansat e kuptuan se ish-të dashurit po shijonin pushimet së bashku pasi postuan foto dhe video në rrjetet sociale nga i njëjti resort në Egje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maya Jama (@mayajama)

Më vonë u raportua se reperi 30-vjeçar kishte fluturuar për t’u takuar me prezantuesen e ‘Love Island’, 29 vjeç, në një avion privat për të shijuar qëndrimin e tyre luksoz prej 2700 euro nata në kompleksin Peloponezian Amanzoe.

Një burim më vonë pohoi se pushimi i çiftit në Greqi është dhurata romantike e ditëlindjes së Stormzy për Jama, e cila mbushi 29 vjeç në fillim të këtij muaji.

Gjithashtu, Daily Mail ka publikuar disa fotografi që tregojnë çiftin duke ecur dorë për dore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb