TIRANE

Dan duket se rritet dita ditës dhe këtë e ka treguar dhe vetë këngtarja e njohur, Jonida Maliqi me postimin e fundit në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një video ku shihet duke përqafuar dhe puthur të birin, i cili është një djalë i madh tashmë.

“Drita ime”, ka shkruar Maliqi krah postimit, duke treguar se momentet më të lumtura dhe plot dashuri i kalon me të birin e saj. Jonida ka ndarë hera herës video të ndryshme me Dan, duke e shoqëruar atë në kurse të ndryshme, por dhe duke shijuar pushimet e verës 2020.

Kujtojmë se shumicën e kohës këngëtarja e ndan me njerëzit më të shtrenjtë të saj, mes tyre dhe mamaja, të cilën ndjekësit e Jonidës kanë treguar se e duan shumë falë sinqeritetit dhe transparencës që shfaq në video të ndryshme.

View this post on Instagram

Drita ime❤️

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: