Autoritetet spanjolle kanë shpërbërë një grup të trafikut të lëndëve narkotike, në përbërje të të cilit ishin shqiptarë, turq, portugezë, spanjollë dhe uruguajanë.

Rrjeti kishte një strukturë qartësisht piramidale, të drejtuar nga njerëz me histori krimesh të të njëjtit lloj.

Gjykata ka dënuar me burg të 17 anëtarët e grupit, të cilët pranuan se ishin pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar të dedikuar për shpërndarjen e heroinës në shkallët e saj të ndryshme, nga furnizimi ndërkombëtar te magazinimi, që u zhvillua në provincën e Pontevedras.

Gjatë kontrollit, Garda ka zbuluar një laborator brenda një garazhi, ndërsa në të njëjtën ndërtesë, trafikantët e drogës kishin përshtatur një dhomë për marrjen e depozitave dhe pagesat për furnitorët dhe një tjetër për laboratorin , ku u gjetën disa presa hidraulike, shirita paketimi dhe kallëpe, produkte kimike dhe lëndë prerëse, të gjitha për paketimin e heroinës.

Në total, agjentët kryen 18 kontrolle në provincat e Madridit, Ourense dhe Pontevedra, ku u sekuestruan 16 kilogramë heroinë e pastër. Përveç laboratorit, Instituti i Armatosur sekuestroi 35 mijë euro cash, një pistoletë me municion dhe 11 automjete luksoze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb