FIER

Dy persona janë arrestuar në Patos pasi në automjetin tip ‘’Mitsubishi’’ kishin kanabis, fishekë luftarakë dhe një palë pranga si ato të Policisë.

Po ashtu në Fier është arrestuar një 19-vjeçar pasi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë të caktuar nga Gjykata më parë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Ndalohet një shtetas, pasi u konstatua jashtë banesës, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, pasi u konstatuan në automjet me drogë, municion luftarak dhe pranga të dyshuara si ato të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, gjatë kontrollit të automjetit tip “Mitsubishi” në Patos, janë konstatuar shtetasit F. (A). F. dhe E. (B). M., të cilët kishin me vete një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak, si dhe një palë pranga të dyshuara si ato të policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. (A). F., 30 vjeç, banues në Patos dhe E. (B). M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb