Karabinierët italianë kanë zhvilluar një mega operacion antimafia në Nisseno.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 50 anëtarë të dyshuar të mafias “Sanfilippo di Mazzarino”. Ata akuzohen për zhvatje, trafikim droge dhe posedim armësh.

Operacioni, i koduar “Chimera”, rrjedh nga një hetim i kryer midis 2017 dhe 2021 nga karabinierët e Gela, shkruajnë mediat. Nga hetimet ka rezultuar se mafia, trafikonte sasi të madhe droge, si dhe i vendoste gjoba sipërmarrësve të shumtë në Mazarin. Paratë, sipas raportimeve shkonin për të miqtë e tyre të burgosur në burgjet italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb