KRUJA

Tre persona janë arrestuar në Krujë pasi iu zbuluan ambiente ku kultivohej kanabis. Në kuadër të operacionit të monitorimit, 2 dronë dhe 50 policë u angazhuan në Krujë për kontrollin e territorit.

Në Thumanë u zbuluan 3 ambiente ku ishte kultivuar kanabis në afërsi të dy të rinjve të cilët janë arrestuar.

Po ashtu dhe në Kameras një 31- vjeçar kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë dhe u arrestua nga Policia

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Krujë

 

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb