BRITANI E MADHE

Vetëm një ditë më parë albumi i Dua Lipës është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipën arriti një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.

Së fundi Dua ka bërë me dije se është bërë artistja e dytë në botë më e dëgjuar në platformën e popullarizuar, Spotify.

“Dua Lipa bëhet artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify me më shumë se 63 milionë dëgjues në muaj”, thuhet në një postim të bërë nga faqja ‘Dua Lipa Argentina’.

Ajo ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit të lartpërmendur.

“Future Nostalgia” u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: