Thomas Tuchel mund të marrë pak frymë, ashtu si i gjithë ambienti i Bayern Munich. Fitorja përballë Lazio-s ishte jetike për klubin, por ishte e rëndësishme edhe për vetë trajnerin, pavarësisht se do të largohet në fund të këtij sezoni:

“Kishim pritshmëri të mëdha, dëshironim të kualifikoheshim në fazën çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol, nuk e humbëm për asnjë moment përqendrimin, ishim konkret.

Kane Tuchel
Kane Tuchel

Si po e përjetoj këtë situatë? Këtë mbrëmje do të festojmë, do ta shijojmë këtë kualifikim. Nga e mërkura do të mendojmë për Bundesligën. Kur vjen në këtë fazë të Champions League të gjithë skuadrat ëndërrojnë të fitojnë trofeun, shoqëria, tifozët, edhe unë ëndërroj të fitoj Champions League”, u shpreh Tuchel në konferencë për shtyp.

Sarri
Sarri

“Pengu më i madh është se në ndeshjen e parë mund të fitonim me një rezultat më të thellë. Ndërsa, këtu në Mynih, më vjen keq për golin e dytë të pësuar nga një goditje këndi e paqenë, ai gol na preu shpresat. Gjithsesi, besoj se bilanci në këtë edicion të Champions League ka qenë pozitiv, kemi fituar më shumë ndeshje se sa kemi humbur”, u shpreh Sarri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb