“Një finale është gjithnjë një finale, si të ishte Botëror, Champions, apo Conference League. Gjithnjë dëshiron ta luash, ta fitosh, për vete, për shokët, për tifozët, për klubin”.

Pas Jose Mourinho edhe Tammy Abraham, sulmuesi i Romës, kërkon me çdo kusht trofeun në “Air Albania”:

“Ka qenë një vit special për të gjithë, tani na presin edhe dy finale, fillimisht me Torinon, më pas me Feyenoord, mezi e presim finalen e Conference League. Mënyra më e mirë për t’ia shpërblyer tifozëve mbështetjen është të ngremë në qiellin e Tiranës atë trofe”, u shpreh Abraham për Sky Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb