Specialistja e Laboratorit të “Birra Tirana”, Manjola Kurrizo në një komunikim për News24 e ka cilësuar të padrejtë gjobë ndaj Birrës Tiranës.

Ajo tha se janë të gatshëm të mirëpresin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

“Ne nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë drejtësi. Ndaj i drejtohemi edhe qeverisë dhe kryeministrit. Të na japë drejtësi. T’i japë Çezarit atë që i takon”, tha një protestues.

Specialistja e Laboratorit te Birra Tirana u shpreh: Ne e kemi ankimuar këtë çështje, por po presim. Është prodhim vendas dhe është i pakët. Është shumë e rëndësishme të rishikohet kjo fabrikë. Është emblema, le të jetë një përfaqësues i ambasadës amerikane të vijë ta shikojë. Ne teknologjinë e Birrës u investua. Pra duke mos lënë qoftë edhe një shishe birrë të dalë pa punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb