Trajneri i Teutës, Edi Martini i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas fitores 2-0 ndaj Kastriotit.

“Një ndeshje shumë delikate dhe shumë e rëndësishme kjo fitore. Mungesa ka bërë punën e saj, por jemi munduar të bindim çdo lojtar që do ishte në lojë, për të treguar se ai ka vlerë dhe prandaj është në atë formacion.

Luajtën shumë mirë dhe dhanë maksimumin e tyre. I përgëzoj çunat pasi kur luan për herë të parë në formacion emocionet janë shumë të mëdha dhe kjo ndikon.

Oshafi dhe Çeku janë lojtër të rinj dhe kanë një të ardhme të madhe përpara.

Kampionati dhe Kupa, janë shumë ndeshje. Ne presim një sulmues që na jep siguri në lojë. Janari është shumë problem dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Kallaku: Shpresoj që po. Mendoj që në sfidën e kupës do të jetë në lojë.

Ndryshimi: Unë kam një kofidencë me lojtarët dhe njoh mirë shumë mentalitetin e tyre. I kam kërkuar që të shohin veten në pasqyrë dhe të njohin se kush janë. Duhet të besojnë te forca dhe talenti që kanë në këmbët e tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: