Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se nuk beson që zjarri në Ishullin e Sazanit të ketë qenë i qëllimshëm, apo i ndezur me qëllim që më pas të ketë ndërtime apo hotele.

Gjithashtu në një intervistë në ‘Open’, ish-shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nga pamjet duket qartë që vatrat nuk kanë lidhje organike territoriale dhe sipas tij ky është një fakt që të bën të besosh se zjarri në Sazan është i qëllimshëm.

Pjesë nga biseda:

Prençi: Je mjeshtër për propagandë, por  e ke katandisur Ushtrinë

Eni Ferhati: Kush janë dyshimet lidhur me këtë zjarr nga informacionet që keni deri tani? A mund të ketë dyshime që shërbime sekrete të huaja mund të kenë influencuar në vendosjen e zjarreve me qëllim goditjen e ekonomisë?

Peleshi: Shqipëria është nga vendet që e respekton detyrimin për të rritur buxhetin e mbrojtjes. Nuk jemi rasti i një Ministrie që nuk ka buxhet. Çështja nuk është vetëm ku do t’i gjejmë 50 mln euro, por nëse i gjen sot çështja është si do ta mirëmbash nesër sepse nuk duhet ta çosh jashtë. Mirëmbajtja kushton shumë para për këto lloj mjetesh. Një avion do kushtonte shumë herë më tepër, por do të paguanin miliona euro për mirëmbajtje. Natyrisht që nga tipologjia e zjarreve , ne kemi krijuar bindjen që shumë prej tyre të qëllimshme, disa piromani disa për qëllime kullotash. Për Sazanin kam qëndruar shumë teori, duan të ndërtojnë hotele apo të hapin toka. Po ta shikojmë nga lart, nuk bëhet fjalë për një dëm të madh, pra nuk ishte shumë serioz edhe pse ashtu dukej. Nuk mund të aludoj dot për oligarki, apo për të dëmtuar turizmin sepse në Sazan nuk ka turizëm. Mbase ka qenë një pakujdesi, nuk besoj se ka qenë i qëllimshëm.

Prençi: Pamjet me dron se vatrat nuk kanë lidhje organike territoriale, kjo çon në dyshim se është i qëllimshëm. Është mëse e qartë se është i qëllimshëm. Mos i merr të gjitha gjërat tendecioze, po ju ofroj një fakt, vatrat nuk kanë lidhje organike territoriale

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb