Duket se e ardhmja e Marash Kumbullës ka marrë një kthesë të papritur! Nëse deri dje lojtari shihej më pranë kalimit tek Interi dhe nën presionin e vazhdueshëm të Lacios, sot e përditshmja torineze raporton se Juventusi ka rritur “pazarin” në tavolinë dhe ka gjetur akordin me klubin e Veronës.

Sipas “La Stampa”-s, kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë skuadrës verdheblu një total prej 32 milionë eurosh mes parave cash dhe pedanave teknike, çka duket se ka kënaqur drejtuesit e Veronës, që kanë arritur ta çojnë vlerën e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë përtej pritshmërive të tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb