Ajo veshi një fustan nusërie dhe u shfaq sot në Tel Aviv në atë që tani njihet si ‘Sheshi i pengjeve’.

E reja Ziv Abud, e përballur me habinë e kalimtarëve, shpjegoi se preferonte një fustan të verdhë, në vend të një të bardhi tradicional, për të shprehur solidaritetin e saj me mbi 130 izraelitë të mbajtur ende peng në Gaza nga Hamasi.

Mes tyre, ka shpjeguar ajo, është edhe i dashuri i saj, Eliya Cohen. “Ne po planifikonim të martoheshim, por kemi qenë të ndarë për 168 ditë,” shtoi ajo.

Në fustan Zivi ka vendosur disa zinxhirë, një zemër të thyer dhe gjithashtu imazhe të disa pengjeve. Lëvizja e saj, e cila u publikua në mediat lokale, erdhi pasi një delegacion i nivelit të lartë izraelit u nis për në Doha sot për të nxitur negociatat indirekte me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb