Rusia ka humbur aq shumë nga pajisjet e saj gjatë dy muajve të luftimeve në Ukrainë, saqë mund të kalojnë vite para se të jetë gati për një luftë tjetër.

Mark Cancian, një këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut në Uashington, tha se në vitet e fundit Rusia kishte prodhuar rreth 250 tanke dhe 150 avionë në vit, raportoi The Times.

“Bazuar në vlerësimet për pajisjet ruse të humbura deri më tani, forcat ukrainase kanë shkatërruar ekuivalentin e të paktën dy viteve të prodhimit rus të tankeve dhe furnizimin e një viti të avionëve gjatë dy muajve të konfliktit”, tha ai.

Cancian është ende duke analizuar të dhënat për raketat e Rusisë, por vlerësoi se Kremlini mund të ketë përdorur tashmë prodhim me vlerë disa vjeçare kundër objektivave ukrainas.

“Do të duhen vite që Rusia të rindërtojë rezervat e saj dhe të jetë gati për çdo aventurë apo operacion të mëtejshëm pas përfundimit të këtij konflikti”, tha Cancian.

Sa i përket çdo ndikimi në konfliktin në zhvillim në rajonin lindor të Donbasit, ai beson se në një moment Rusisë do t’i duhet të frenojë përdorimin e raketave precize me rreze të gjatë, të cilat janë të shtrenjta dhe mbështeten në elektronikë të sofistikuar, sepse rezervat e saj janë duke u ulur ndjeshëm.

Bellingcat, faqja e internetit investigative, raportoi më 24 prill se Rusia ndoshta kishte përdorur 70 për qind të stokut të saj të raketave precize.

Megjithatë, përpjekja e madhe ndërkombëtare për të rifurnizuar ukrainasit nuk ka kaluar pa u vënë re në Moskë. Pavarësisht nga pakësimi i furnizimeve të saj me raketa, Rusia goditi infrastrukturën kritike të transportit në rrethet Vinnytsia, Poltava, Khmelnytskyi, Rivne dhe Zhytomyr në hapësirën e një ore ditën e djhjeshme në ato që dukej se ishin sulme të koordinuara precize.

Instituti për Studimin e Luftës, një institut kërkimor amerikan, tha se sulmet dukej se ishin një përpjekje për të ndërprerë përforcimet dhe logjistikën e Ukrainës.

Ai tha se Kremlini gjithashtu mund të ketë kryer sulmet, një numër jashtëzakonisht i lartë i sulmeve me raketa precize brenda një dite me furnizime të kufizuara, për të demonstruar aftësinë e tij për të goditur objektivat në Ukrainën perëndimore pasi Antony Blinken, Sekretarit Amerikan ti Shtetit dhe Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes, vizituan Kievin gjatë fundjavës.

(BalknanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb