Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që Kuvendi të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për mocion me debat pa limit kohor për çështjen ‘Mcgonigal’.

Ai tha se procesverbali i paraqitur nga Kuvendi nuk është i saktë.

“Procesverbali i paraqitur para nesh sot nuk është i saktë. Ai ka mungesa thelbësore në atë që ndodhën në seancën e kaluar. Ajo që ndodhi dje është një ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë.

Ju vazhduat në linjën e mohimit të fjalës së opozitës. Ky parlament nuk mund të bëjë asnjë veprim tjetër, derisa sa të hapet debati me mocion për atë skandal që ndodhi me korruptimin e ish-zyrtarit të FBI nga kryeministri Rama. Duhet debat jo duet i sajuar.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb