Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij që të vazhdojnë t’i rezistojnë pushtimit rus në një mesazh të ri. Ai tha se Rusia vijon të shkatërrojë vendin, por se do të rindërtojmë çdo rrugë, qytet apo shtëpi.

“Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të luftojë qytetet tona. Por ne do të restaurojmë çdo rrugë çdo qytet. Çdo shtëpi, apartamentin e çdo ukrainasi. Tani që pushtuesi është ende në tokën tonë, ne duhet ta luftojmë sa të mundemi. Mbroni qytetet, mbroni fshatrat, mbroni çdo metër të tokës sonë. Dhe çdo pjesë të zemrës sonë. Zemra ukrainase. Shpirti i Ukrainës. Ndihmoni njëri-tjetrin! Mbështetni njëri-tjetrin! Mbajeni mbrojtjen! Dhe mbroni shtetin! Së bashku do të fitojmë. Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky në mesazhin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: