Qytetarët britanikë janë paralajmëruar për një mungesë të mundshme të vezëve teksa raportohet se disa dyqane që kanë filluar të racionojnë vezët për blerësit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të konsumojnë.

Blerësit në supermarketet më të njohura në Britani si Tesco , Sainsbury’s dhe Lidl kanë vënë re lajmërime në dyqane, duke paralajmëruar për probleme me furnizimin, ndërsa në një degë Lidl, sipas një fotografie të postuar në internet, është vendosur një racion prej tre kuti vezësh për klient.

The Mirror ka raportuar se kjo ‘krizë’ e vezëve në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur pasi çmimi i një kutie me 12 vezë është rritur tashmë me më shumë se 22%, sipas shifrave zyrtare.

Arsyet kryesore të mungesës së prodhimit janë goditja e fermerëve nga një rritje e konsiderueshme e çmimeve të ushqimit të pulave dhe shpërthimi i gripit të shpendëve në vend.

Fdghfgjhfghj
Fdghfgjhfghj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb