Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka folur në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave nga NATO në Ukrainë, referuar deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se nuk e përjashton diçka të tillë.

Zelensky u shpreh se detajet në lidhje me atë që është diskutuar në samit, do t’i mësojë gjatë vizitës së radhës së Macron në Ukrainë.

Zelensky theksoi se e rëndësishme është që Ukraina të mbijetojë dhe të jetë e fortë në front, për të cilën tha se është jetike dërgesa në kohë e ndihmave.

Një sugjerim i Macronit ka qenë që mund të jetë një aksion për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ka diskutime brenda aleatëve mbi këtë çështje? Dhe cila është situata me armatimet?

Zelensky: Kisha një takim me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma, koalicion për artilerinë psh.

Ne duhet të mbijetojmë, ndaj duam vendime konkrete. Ndaj nuk mund të ndaj me ju detaje apo shifra. Na duhet të mbijetojmë, pra gjithçka që kemi vendosur, çdo ndihmë duhet të vijë në kohë. Kljo është nisma më e mirë e të gjitha. Nëse do fitojmë apo jo varet nga kjo.

Sa i përket mundësisë së trupave, nuk kam qenë në samit. Zyrtarisht Macron do vijë Ukrainë në mes të marsit, ndaj do të ndajë detaje në lidhje me këtë çështje. Aty do njihem me hollësitë e planit.

Falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se nuk kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. “Hitleri” part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos t’ia dalë mbanë ne duhet të përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: