Presidenti Volodymir Zelensky është shprehur se Ukraina ka potencialin për t’i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë dhe për të arritur përfitime në fushën e betejës.

Duke folur në një fjalim natën vonë pas një takimi me komandantë të lartë ushtarakë, ai tha se grupi diskutoi furnizimin me armë moderne, duke shtuar se intensiteti i sulmeve ndaj rusëve duhet të rritet.

“Ne folëm për situatën aktuale në vijën e frontit, rreth Ukrainës. Kemi përcaktuar detyra në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Gjithashtu kemi përpunuar plotësisht çështjen e furnizimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmit ndaj armikut ende nuk është rritur.

Pjesëmarrësit në mbledhjen e shtabit ranë dakord se ne kemi një potencial të konsiderueshëm për avancimin e forcave tona në front dhe për t’i shkaktuar humbje të reja të rëndësishme pushtuesve”, tha ai.

Kievi shpreson që armët perëndimore, veçanërisht raketat me rreze më të gjatë si Himars të SHBA-ve që Ukraina ka vendosur javët e fundit, do ta lejojnë atë të nisë një kundërsulm dhe të rimarrë territorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb