Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i dërguari izraelit tha se shumica dërrmuese e palestinezëve “dëshirojnë të asgjësojnë Izraelin me çdo kusht” dhe për këtë arsye duhet të “deradikalizohen”.

“Transformimi arsimor që pësoi populli gjerman pas Rajhut të Tretë është ajo që duhet të marrin palestinezët në mënyrë që ata të mbështesin më në fund bashkëjetesën me hebrenjtë dhe Izraelin. Kështu i edukojmë fëmijët tanë”, tha Gilad Erdan.

Ambasadori tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet një rezolutë tjetër për përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza, pasi një rezolutë e kritikuar e SHBA-së u refuzua, duhet të kërkojë që Autoriteti Palestinez t’i japë fund nxitjes kundër Izraelit mes palestinezëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: